Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJË XHIRO PARA FUNDIT TË STINORIT

Ballkani kampion, mbron titullin

Fotot: FCBallkani/fb

Ballkani kampion, mbron titullin


20 May, 2023 @17:11

Fitorja e sotme, e ardhur me golat e shënuara në pjesë të dytë si dhe rezultati i Dritës në ndeshjen tjetër, ka bërë që Ballkani i Ilir Dajës të sigurojë mbrojtjen e titullit kampion të Kosovës, një xhiro para fundit të stinorit 2022/23.

Ekipi suharekas ka mposhtur sot Ferizajin që po lufton për mbijetesë në shtëpi, duke sh shënuar në mes të pjesës së dytë përmes kapitenit të ekipit, Edvin Kuc që shënoi me kokë, si dhe Meriton Korenicës, që vulosi përfundimtaren, Ballkani 2-0 Ferizaji [Edvin Kuc 65, Meriton Korenica 76], pas një super goditjeje nga Nazmi Gripshi, që me prekje minimale të portierit përfundoi në shtyllë dhe erdhi te Korenica!

Ballkani

Triumfi i sotëm i ekipit të Ballkanit dhe humbja e Dritës në Gjilan nga Malisheva, ka bërë që Ballkani pas 35 xhirosh t’i ketë 72 pikë, 5 më shumë sesa Drita ndjekëse, ndërsa stinori mbyllet në xhiron e radhës, të 36-tën.

Ferizaji në anën tjetër do të duhet të kërkojë shpëtimin në Superligë vetëm përmes barazhit, pasi që fitorja e Malishevës ndaj Dritës ka bërë që ata të mbesin në rrezik permament deri në ndeshjen e xhiros së fundit (të radhës), ku duhet të fitojnë Dukagjinin që të shpresojnë në barazh për mbijetesë, ku në luftë janë me Trepçën’89 - pasi që njëra do të bie direkt nga Superliga, tjetra do ta ketë mundësinë e shpëtimit përmes barazhit.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga