Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAGON BALLKANI

Ballkani me letër të hapur: Futboll apo Matematikë?

Ballkani me letër të hapur: Futboll apo Matematikë?


25 April, 2021 @21:40

Pas ndeshjeve të sotme, Ballkani është bërë lider në Superligë. Mirëpo, ekipi nga Suhareka ka një brengë të madhe dhe ka dalë me një letër të hapur, ku pyet: a po luajmë futboll, apo po bëjmë matematikë?

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të Ballknit.

Letër e hapur
Për:​​Presidentën e Republikës së Kosovës
​​Kryeministrin e Republikës së Kosovës
​​Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Cc:​​Kushdo që është i interesuar
Tema: ​​Kampionati i Kosovës në Futboll – Superliga
Të nderuar/a,
Pa asnjë fije dyshimi konsiderojmë që secili qytetarë i Republikës së Kosovës është gëzuar me faktin që futbolli vendor u anëtarësua në FIFA dhe UEFA, duke shpresuar se përfundimisht futbolli i Kosovës po dilte nga mjerimi ku kishte mbetur si rezultat i okupimit.
Fatkeqësisht kjo shpresë rezultoi e dështuar për arsye se përveç problemeve të okupimit dhe të mos inkuadrimit në mekanizma ndërkombëtarë, tani jemi duke u ballafaquar me mos zhvillimin, pengimin apo thjesht shkatërrimin e futbollit në Kosovë, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, fajtorë janë vet faktorët e futbollit kosovar.
Si është e mundur që për vite me radhë në futbollin e Kosovës, ose më saktë në përfundim të çdo sezoni të futbollit qoftë në garat e kampionit apo të kupës, opinioni më tepër merret me kalkulime matematikore sesa me futboll të vërtetë. A jemi ne duke luajtur futboll, apo jemi duke bërë “matematik“, sepse ne si klub jemi regjistruar në FFK për të luajtur futboll, e jo për të bërë “kalkulime”.
Si është e mundur që opinioni të dijë, e me javë para ndeshjes dinte si do të përfundonte ndeshja. Cili klub cilit klub tjetër po ia lëshon lojën, cili klub e lëshon kupën për kampionat, e cili klub e lëshon kampionatin për kupë etj.
Mjafton të hysh në faqet zyrtare të klubeve dhe këtë fenomen e vëren nga vet tifozët e klubeve gjegjëse, fatkeqësisht në krejt këtë maskaradë janë të përfshirë disa klube, disa mbetje politike dhe FFK, kjo e fundit në mënyrë mjeshtërore kryen punën e sajë duke vendosur cili klub do bëhet kampion, e cili do ta fitojë kupën, si dhe cili do mbetet pa asgjë.
Mjafton t’i shohim vetëm ndeshjet e muajit të fundit në kupë dhe të kampionatit që të arrijmë në përfundimin se futbolli në Kosovë ka degraduar në çdo aspekt.
Prandaj i lusim të lartshënuarit dhe mekanizmat ligjorë të fillojnë të merren më këtë çështje sa nuk është bërë vonë, kjo për hir të rinisë kosovare dhe investimeve të mëdha të cilat po i bëjnë investitorët me djersen e tyre.

 


VIDEO

Lirim Kastrati shënon në derbin e madh kroat

International/Sportistë shqiptarë në botë

Lirim Kastrati shënon në derbin e madh kroat

25/04/21 @ 21:14

EFL CUP

Kupa e Ligës për herë të katërt rresht në duart e Cityt

Premier League

Kupa e Ligës për herë të katërt rresht në duart e Cityt

25/04/21 @ 20:15

MAQEDONIA VERIORE

Shkëndija kampione e Maqedonisë Veriore

International

Shkëndija kampione e Maqedonisë Veriore

25/04/21 @ 19:12

SHQIP në BOTË

Hadërgjonaj e Sadiku startues ndaj Fenerbahçes

International

Hadërgjonaj e Sadiku startues ndaj Fenerbahçes

25/04/21 @ 18:56

BLEDI SHKËMBI

Shkëmbi: Gjilani s’kishte presion, vështirë të luhet ndaj tyre

FFK Superliga

Shkëmbi: Gjilani s’kishte presion, vështirë të luhet ndaj tyre

25/04/21 @ 17:34

VITIA - FERIZAJ

6 gola të shënuara, pikët ndahen

FFK Liga e parë

6 gola të shënuara, pikët ndahen

25/04/21 @ 17:17

TREPÇA '89 - TREPÇA

Ardit Miftari hero në derbin e Mitrovicës

FFK Liga e parë

Ardit Miftari hero në derbin e Mitrovicës

20/09/24 @ 20:18

VJOSA - PRISHTINA E RE

Astrit Berisha me hat-trick, Prishtina e Re pa humbje

FFK Liga e parë

Astrit Berisha me hat-trick, Prishtina e Re pa humbje

20/09/24 @ 20:03

PRISHTINA - DUKAGJINI

Prishtina me një ndeshje më pak lidere

FFK Superliga

Prishtina me një ndeshje më pak lidere

20/09/24 @ 18:26

KAMPIONJA E KOSOVËS, ELIMINOHET

Trepça eliminohet në kualifikime për Basketball Champions League

FBK Superliga/International/Liga tjera

Trepça eliminohet në kualifikime për Basketball Champions League

20/09/24 @ 14:49

FORMACIONET ZYRTARE

Prishtina-Dukagjini, 11-shet startuese

FFK Superliga

Prishtina-Dukagjini, 11-shet startuese

20/09/24 @ 13:55

PAS PJESËS SË PARË

5 pikë dallimi pas pjesës së parë në Nymburk-Trepça

FBK Superliga/International/Liga tjera

5 pikë dallimi pas pjesës së parë në Nymburk-Trepça

20/09/24 @ 13:49

NJË POZITË MË POSHTË

Gjeorgjia kalon Shqipërinë në renditjen mujore të FIFAs

Liga e Kombeve/Shqipëria

Gjeorgjia kalon Shqipërinë në renditjen mujore të FIFAs

19/09/24 @ 14:59

BASHKIMI SHTON CILËSI NË EKIP

Jayveous McKinnis - aloja e re e Bashkimit

FBK Superliga/International/Transfere

Jayveous McKinnis - aloja e re e Bashkimit

19/09/24 @ 14:32

NGRITET KOSOVA!

Kosova ngritet në renditjen e FIFAs pas fitores së thellë ndaj Qipros

Liga e Kombeve/Kosova

Kosova ngritet në renditjen e FIFAs pas fitores së thellë ndaj Qipros

19/09/24 @ 14:27

ALO-QENDRA E RE NË PEJË

Darnell Cowart - përforcon Pejën

FBK Superliga/International/Transfere

Darnell Cowart - përforcon Pejën

19/09/24 @ 12:01


 
Të gjitha lajmet nga