BESA - BALLKANI
Ballkani tregon forcën, pejanët e nisin me disfatë
19 September, 2020 @17:52
Gjatë sezonit 2019/2020 ishte një prej skuadrave më të mira në ligë, e duket që me synime të njëjta do të jetë edhe gjatë këtij sezoni skuadra e Ballkanit.
Në xhiron hapëse të Superligës, Ballkani sot triumfoi 1-4 (Gentrit Salihu 89’ / Ermal Krasniqi 20’, Mirlind Daku 52’, 53’, 69’ (P)) ndaj Besës në Pejë, për ta nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri.
Në anën tjetër, Besa ndeshjen e parë pas rikthimit në Superligë e mbyllë me disfatë.
Një supergol i Ermal Krasniqit (20’) ia dha epërsinë fillestare Ballkanit, e më pas fitorja u vulos nga tre gola të super Mirlind Dakut (52’ 53’, 69’ (P)). Pak para fundit, Besa arriti ta shënojë golin e nderit përmes Gentrit Salihut (89’) dhe ndeshja u mbyll me rezultatin final 1-4.
Të paktën sot, paraqitja fantastike e Dakut dhe shokëve të tij në fazën ofansive mbuloi mirë mungesat e Jetmir Topallit dhe Blend Baftiut, dy prej bartësve të sulmit të Ballkanit vitin e kaluar, tashmë të larguar.