RISI NË SULMIN E KAMPIONIT

Ballkani zyrtarizoi Yoan Marc-Olivierin
24 January, 2023 @0:31
Futbollisti sulmues, Yoan Marc-Olivier, është lojtari i ri i ekipit të Ballkanit, që është kampion aktual i Kosovës, ndërsa së fundi ka shtuar në kabinet edhe trofeun e Superkupës së Kosovës.
Skuadra nga Suhareka ka zyrtarizuar lojtarin e ri të hënën, ndërsa 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me ekipin e kampionëve! Marc-Olivier së fundi ka qenë pjesë e Malishevës në Superligë, ndërsa ekipi i ka uruar mirëseardhje dhe suksese.
“FC Ballkani njofton se sulmuesi Yoan Marc-Olivier është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë. Sulmuesi 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë 2-vjeçare,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i klubit të hënën.
Futbollisti anglez në Transfermarkt vlerësohet rreth 100 mijë euro, ndërsa para Malishevës ka luajtur për Istogun në Ligë të Parë. Në gjashtë paraqitje me Malishevën këtë stinor, Yoan ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.