PARA ITALI-SHQIPËRI
Balotelli s’luan ndaj Shqipërisë
15 November, 2014 @14:47
Lajme jo të mira për Antonio Conten kanë ardhur nga kampi italian sot. Dyshja, Mario Balotelli dhe Angelo Ogbonna janë liruar në shtëpi nga kampi i përfaqësueses Azzurre, pasi që mjekët kanë diagnozuar lëndime të lehta te muskujt e dyshes në fjalë.
Me këtë, sulmuesi i Liverpoolit, Balotelli dhe mbrojtësi i Juventusit, Ogbonna, do të mungojnë në ndeshjen kualifikuese të Italisë ndaj Kroacisë që luhet nesër si dhe në miqësore ndaj Shqipërisë që luhet të martën që vjen.
Italia dhe Shqipëria, përkundër se janë larg njëra-tjetrës vetëm një Adriatik, asnjëherë më parë nuk janë takuar mes vete.