PAS KATASTROFËS
Greqia shkarkon përzgjedhësin
15 November, 2014 @14:01
Pas humbjes turpëruese mbrëmë nga Ishujt Faroe, Greqia ka shkarkuar nga detyra përzgjedhësin e saj, Claudio Ranieri, pas vetëm katër muajsh punë.
Rezultatet katastrofale të Greqisë në nismë të kampanjës për EURO 2016 janë menduar që do të përmirësohen me një fitore ndaj njërit ndër ekipet me futbollistë gjysmëprofesionistë - por ka ndodhur krejtësisht e kundërta dhe tashmë, grekët janë në kërkim të një trajneri të ri.
Eurosport parashikon që Ranieri do të zëvendësohet nga një italian tjetër, Giovanni Trapattoni.