CHAMPIONS
Para super ndeshjes
12 March, 2013 @11:24
Ekipi i Massimiliano Allegrit futet në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales me epërsi 2-0, që erdh me golat e Kevin Prince Boateng dhe Sulley Muntari.
Përkundër këtij rezultati, të gjithë janë të frikësuar nga një rikthim i mundshëm i Barcelonës, pasi që forca e tyre dihet.
Fitorja e Milanit ndaj Genoas të premten u jep rossonerëve pak rehati, pasi që nëse u paraqitet rasti - ata shënojnë. Pritet të mungojë Giampaolo Pazzini që pësoi një mikro frakturë në këmbën e djathtë. Mungesa e tij dhe e Mario Balotellit, që nuk ka të drejtë loje në garat europiane këtë stinor, pas ardhjes nga Manchester City, do ta lë Milanin me presion para ndeshjes.
Barcelona në anën tjetër me fitore ndaj Deportivo La Corunas disi ka marrë zemër pas humbjeve të mëdha ndaj Milanit dhe Real Madridit (2 herë).
Trajneri i përkohshëm i Barcelonës, Jordi Roura, ka thënë se ata e kanë të qartë si duhet të luajnë ndaj Milanit. Rikthimi i mesfushorit Xavi pritet të bëhet pas lëndimit, që i jep zemër katalonasve.
Edhe pse Milani është në pozitë të fortë me epërsinë nga ndeshja e parë. Sidoqoftë, çka do që të ndodhë ndeshja e sontme pritet të jetë një finale dramatike për adhuruesit e futbollit në përgjithësi.
CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:
20:45, Camp Nou, Barcelonë | Barcelona - Milan | 0-2 Rezultati i ndeshjes së parë | Gjyqtar kryesor: Viktor Kassai (Hungari) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Barcelona fiton - 1.33 | Barazim - 5.0 | Milan fiton - 9.00 |