MALISHEVA - GJILANI

Foto: FC Malisheva
Baraz në “Liman Gega”, pikët ndahen
2 October, 2021 @17:00
Me barazim 1-1 është përmbyllur përballja e luajtur sot mes Malishevës vendase dhe Gjilanit mysafir në “Liman Gega” të Malishevës.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërkohë që të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë.
I pari që e gjeti rrjetën në këtë duel ishte Marc Yoan Olivier i Malishevës, që shënoi për 1-0 në minutën e 67’.
Gjashtë minuta më vonë, mysafirët nga Anamorava barazuan përmes Gerhard Prognit, i cili realizoi nga pika e bardhë.
Në minutat e mbetura, më gola nuk pati dhe kështua skuadrat u detyruan të pajtohen me nga një pikë.
Me këtë pikë të fituar, Malisheva ngjitet në kuotën e 12 pikëve, kurse Gjilani ka 1 më tepër.