Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBËRIA - FERONIKELI

Baraz në Obiliq, Arbëria ende e pamposhtur

Pamje nga dueli i sotëm, ku Arbëria vazhdoi të jetë e pamposhtur në Superligë / Foto: KFArberia

Baraz në Obiliq, Arbëria ende e pamposhtur


29 September, 2020 @16:57

Xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës në futboll u hap në Obiliq, ku Arbëria në cilësinë e skuadrës vendase e priti Feronikelin nga Drenasi.

Ndeshja mes skuadrave në fjalë u mbyll me rezultat 0-0. Përkundër përpjekjeve për shënim, asnjëra prej skuadrave nuk e gjeti rrjetën dhe në fund pikët u ndanë.

Barazimi në këtë duel bën që forma e mirë e Arbërisë në këtë fillim sezoni të vazhdojë. Pas 4 ndeshjeve të para, skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina ende nuk di për humbje dhe momentalisht ndodhet në krye të tabelës.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, Nikli pas 4 xhirove të para ka tubuar gjithsej 5 pikë.

Xhiron që vjen, Arbëria i shkon Gjilanit, kurse Feronikeli e pret Dritën në Drenas.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga