MALISHEVA - DUKAGJINI

Barazim mes Malishevës e Dukagjinit në “Liman Gegaj”
10 September, 2022 @16:59
Pa fitues ka përfunduar ndeshja e sotme mes Malishevës dhe Dukagjinit në “Liman Gegaj”.
Secila pjesë e ndeshjes dhuroi nga një gol, e në fund pikët mes skuadrave u ndanë, 1-1 pas 90 minutave lojë (Alban Shillova 24’ / Blerind Morina 77’).
I asistuar nga Bleart Tolaj, Alban Shillova shënoi për vendasit në minutën e 24’, kurse pikën Dukagjinit ia siguroi goli i Blerind Morinës në minutën e 77’.
Edhe pas 6 xhirove Dukagjini vazhdon të mbetet pa fitore në Superligë, kurse Malisheva këtë sezon e ka filluar me 2 fitore, 1 barazim e 2 humbje pas 5 xhirove të para.
Xhiron që vijon, Malisheva i shkon Prishtinës, kurse Dukagjini luan ndaj Drenicës në shtëpi.