WOLVES - CHELSEA

Foto: Mailsport
Barazim ndaj Wolves, Chelsea përsëri lëshon pikë
19 December, 2021 @16:54
Pas barazimit ndaj Evertonit në mesjavë, Chelsea përsëri ka lëshuar pikë.
Sot kampioni në fuqi i Evropës u ndal pa gola në udhëtim te Wolves, për ta bërë kështu edhe një hap tjetër të gabueshëm në luftën për titullin kampion.
Chelsea sot kishte shumë mungesa në formacionin bazë, e edhe pse kërkoi nga Premier Liga që ndeshja të shtyhej për shkak të rasteve të shumta pozitive me COVID-19, kërkesa e Chelseat nuk u pranua. Rrjedhimisht, Chelsea e zhvilloi ndeshjen e sotme.
Siç ndodhë zakonisht kur Wolves luan ndaj skuadrave të mëdha, ndeshja nuk prodhoi shumë raste për shënim dhe portat mbeten të paprekura. Kështu, ndeshja u mbyll me rezultatin final 0-0.
Ky barazim bën që Chelsea të mbetet 6 pikë larg Cityt lider, kurse Wolves në anën tjetër ka 25 pikë dhe momentalisht ndodhet në vendin e tetë.