Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL - CHELSEA

Barazim në “Anfield Road”, mirë për asnjërën skuadër

Barazim në “Anfield Road”, mirë për asnjërën skuadër


21 January, 2023 @15:26

Dueli i parë i xhiros në Angli, i cili i gjeti Liverpoolin dhe Chelsean jo ku do të donin të ishin në renditje, u mbyll pa gola dhe pa fitues.

Si zakonisht në Premier League, intensiteti i lartë nuk mungoi, por edhe gabime të shumta në pasime pati nga të dyja skuadrat, sidomos në pjesën e parë.

TABELA AKTUALE

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndonëse Chelsea e gjeti një herë rrjetën shumë pak pas fillimit të takimit. Për fatin e keq të londinezëve, Havertz ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua me ndihmën e VAR-it.

Raste për shënim pati për të dyja skuadrat në pjesën e dytë, por repartet sulmuese të të dyja skuadrave dështuan të shënonin dhe kështu ndeshja u mbyll me barazim, rezultat shumë i shpeshtë mes këtyre dy skuadrave viteve të fundit. Ky rezultat nuk i bën mirë asnjërës prej skuadrave në fjalë, të cilat po kalojnë krizë të rezultateve për momentin.

Për t’u veçuar nëse flasim për paraqitjet individuale sot ishte ajo e Thiago Silvës, i cili ishte fantastik për Chelsean.

Mes tjerash, për Chelsean sot debutoi ukrainasi Mudryk, i ardhur pak ditë më parë për një shumë tejet të diskutuar ditëve të fundit.

Sa për kuriozitet, kjo ishte ndeshja numër 1000 për gjermanin Klopp si trajner në futbollin profesional.

Xhiron që vjen, Liverpooli i shkon Wolves, kurse Chelsea e pret Fulhamin në “Stamford Bridge”.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League