Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 KORRIKU 1-1 RAMIZ SADIKU

Barazim në derbin prishtinas të Ligës së Parë

Foto: 2korriku.com

Barazim në derbin prishtinas të Ligës së Parë


Teksti: 2korriku.com

19 October, 2022 @19:38

“Verdheblutë” e 2 Korrikut e “verdhezinjtë” e Ramiz Sadikut janë ndarë në paqe, me rezultatin 1:1 që të dyja ekipeve u ka dhënë nga një pikë, nga e cila të kënaqur mund të kenë mbetur vetëm mysafirët, që siç duket kishin udhëtuar për diçka të tillë.

Ballafaqimi mes kryeqytetasve ka dhënë një ndeshje të zbehtë që nuk është se ata pak të pranishëm i la të kënaqur, sepse më shumë shkaktohej zhurmë se sa që luhej futboll. Sidoqoftë, përkundër kësaj, futbollistët patën momentet e tyre, u realizuan dy gola, por që pati shumë pak raste për shënim.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë i qetë, me të dyja skuadrat që nuk kërkonin shumë, topi sillej në mesin e fushës e u desh të pritej minuta e tetë për ta parë një rast të rrezikshëm që erdhi nga këmbët e Shefki Alitit, i cili me goditje të fortë testoi portierin Miftari që u tregua i suksesshëm dhe e dëboi topin tutje.

2 Korriku vs. Ramiz Sadiku

Tutje ne minutat e ardhshem nuk është se pati diçka më konkrete nga asnjëra skuadër. E ndeshja u duk se u ngjalle paksa në minutën e njëzeteshtatë kur Përparim Osmani me një harkim fantastik gjeti në zonë mesfushorin Bllaca, që me kokë realizoi nga afro tre katër metra afërsi.

Mirepo, perkunder pritshmerive per ndeshje me te gjalle, me t’u shënuar goli i vendësve ritmi i ndeshjes u ul edhe më shumë, e thënë të drejtën më shumë vëmendje merrnin protestimet shpeshherë të pakuptimta të skuadrës mysafire.

Fraksioni i parë mori fund me epërsinë minimale të 2 Korrikut, teksa u la vend për një fraksion të dytë edhe më të zbehtë se ai i pari.

Pjesëloja e fundit e ndeshjes nuk është se u dominua nga asnjëra skuadër, madje thënë të drejtën barazimi u arrit si shkak i pakujdesisë së vendësve, të cilët me autogolin e Abit Salihut (57’) sikur i “dhuruan” mysafirëve një barazim për të cilin edhe kishin udhëtuar. Këtij autogoli i paraprinë dy raste te dyshimta të njëpasnjëshme për penallti, njëri në të mirë të 2 Korrikut e tjetrit në të mirë të Ramiz Sadikut, raste këto që ndodhën brenda një minuti, por për të cilat gjyqtari Krasniqi heshti e la ndeshjen të vazhdoj.

Vazhdimi i ndeshjes pas golit të barazimit ishte i zbehte, me skuadrat që nuk krijuan më raste që vlen të përmenden dhe kësisoj erdhi fundi me një rezultat baraz që nga futbollistët e 2 Korrikut nuk u pëlqye fare.

Vlen te permendet se xhiroja e radhës 2 Korrikut i rezervon udhëtimin për në Shtime, ku edhe do të ndeshet me skuadrën nga ky qytet, Vjosën.

 



i:

Viva Fresh Liga e Parë; Java e Dhjetë

2 Korriku – Ramiz Sadiku 1:1 (1:0 pas pjesës së parë)

Golashënuesit: Arjol Bllaca (28’) – Abit Salihu (OG – 57’)

Gjyqtarët: Kujtim Krasniqi, Visar Kupina, Bedri Beshiri

Delegat i ndeshjes: Blerim Vilanci

Vëzhgues i gjyqtarëve: Besfort Kasumi

Formacioni startues i 2 Korrikut: A. Ajeti, P. Osmani (Rr. Rama 81’), A. Salihu (A. Beqiri (38’) – R. Arifi 81’), Y. Prekopuca, R. Jashari, A. Oruqi (kap.), A. Bllaca, L. Jetullahu, Sh. Aliti, M. Avdiu (E. Morina 61’), F. Bajrami (G. Latifi 81’). Kryetrajner: Besim Ademi.

Formacioni startues i Ramiz Sadikut: A. Miftari, B. Maxhuni, A. Dermaku, B. Axhami, T. Kiqmari, S. Gashi(D. Zeqiri 46’), O. Sijarina (V. Hyseni 84’), R. Kabashi (kap.)(Y. Tupalla 78’), R. Berisha, B. Thaqi (M. Reka 63’), E. Ibrahimi. Kryetrajner: Granit Dervisholli.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë