ARSENAL - VILLARREAL

Barazim në Londër, Villarreali në finale!
6 May, 2021 @23:14
Një barazim 0-0 i ka mjaftuar Villarrealit që sonte ta eliminojë Arsenalin dhe ta arrijë finalen e Europa League!
Ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar 2-1 për skuadrën spanjolle, e sonte barazimi ishte i mjaftueshëm që Unai Emery ta eliminojë ish-skuadrën e tij.
Për klubin spanjoll kjo do të jetë finalja e parë evropiane në histori të klubit, ndërkohë që Arsenali me shumë gjasë nuk do të jetë në asnjë garë evropiane sezonin që vjen.
Në finalen e 26 majit në Gdansk të Polonisë, VIllarreali do të përballet me Manchester Unitedin, që në gjysmëfinale e eliminoi Romën.