Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - ULPIANA

Barazim në Merdare, Ulpiana merr pikë kundër Llapit

Barazim në Merdare, Ulpiana merr pikë kundër Llapit


21 August, 2021 @19:22

Pas triumfit në Superkupë pak ditë më parë, skuadra e Llapit është ndalur nga Ulpiana në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Superligë.

Ndeshja e luajtur në Merdare përfundoi 1-1 (Alef Firmino 86’ / Argjend Mustafa 83’), rezultat i cili bën që Ulpiana në Superligë të nis me barazim.

TABELA AKTUALE

Pjesa e parë mes skuadrave u mbyll pa gola, kurse dramatik ishte 10-minutëshi i fundit i ndeshjes.

Fillimisht Argjend Mustafa i Ulpianës shënoi për 0-1 në minutën e 83’, por Llapi nuk u dorëzua. Skuadra e Batatinës luftoi deri në fund dhe e gjeti golin e barazimit përmes Alef Firminos në minutën e 86’. Kështu, skuadrat u detyruan të pajtohen me nga një pikë.

Në xhiron e dytë të Superligës, Llapi është mysafir i Dritës, kurse Ulpiana e pret Malishevën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga