DERBI I XHIROS
Barazim në Prishtinë
20 September, 2014 @17:56
Prishtina ka arritur të nxjerrë një pikë në derbin e xhiros së gjashtë të Superligës, të zhvilluar në Prishtinë, ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.
Ndeshja, që u përcjell nga mijëra shikues në stadium përkundër rreshjeve, ka parë dy gola nga penalltia - për secilën nga një.
Fetim Kasapi ka shënuar për Vëllaznimin në pjesë të parë të ndeshjes, derisa Mentor Zhdrella ka shënuar golin e parë të tij për bardhekaltërit - ashtu që të barazojë rezultatin në 1-1.
Me këtë pikë të fituar Vëllaznimi mbetet në vend të tretë të tabelës, derisa Prishtina pas dy humbjeve me radhë ka arritur të nxjerrë pikën e parë në Superligë.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS