RIKTHIMI NË KRYE
Bordeaux, kthen lidershipin
19 September, 2014 @23:06
Bordeaux ka rimarrë lidershipin në Ligue 1, duke e mposhtur në ndeshjen e parë të xhiros së gjashtë Evianin 2-1.
Ekipi i Willy Sagnolit po vazhdon me formë të mirë, përkundër një humbjeje dhe një barazimi, që ia dhanë Lille-it lidershipin në tabelë.
Me dy gola të shënuara në secilën pjesë, Bordeaux, ka arritur të sigurojë fitoren, derisa mysafirët arritën vetëm të ulin atë në fund.
Sulmuesi uruguajan, Diego Rolan, shënoi për 1-0, derisa tunisiani Wahbi Khazri me një gol të bukur ua siguroi fitoren vendasve. Kostarikani Yeltsin Tejeda, ka shënuar katër minuta para fundit të takimit, golin e nderit për mysafirët.
Derisa Bordeaux iu kthyer fitoreve, Evian ende është në kërkim të tyre. Ata ende nuk kanë shijuar asnjë fitore dhe me një pikë të vetme të fituar nga gjashtë xhiro, po e ngulfasin veten në fund të klasifikimit.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS