EURO 2020
Shpallen nikoqirët e EURO 2020
19 September, 2014 @15:14
Stadiumi i Londrës, Wembley, do të jetë nikoqir i finales së Kampionatit Europian EURO 2020.
Vendimi është marrë sot nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së pas votimit të aplikacioneve të dorëzuara nga qytetet e interesuara europiane për zhvillim ndeshjesh.
Kjo, ka ardhur si pasojë e vendimit të UEFA-së, që nga EURO 2020, Kampionati Europian të mos mbahet me një shtet (ose dy, sikurse në disa raste), por të mbahet në qytete të interesuara të cilat do të zgjidhen sipas votimit, pas përmbushjes së kritereve për aplikim.
Arsyeja tjetër e UEFA-së ka qenë që sa më shumë vende të kenë mundësinë nga afër që të shikojnë ndeshjet, por edhe të ndiejnë ethet e Kampionatit Europian.
Kështu, sipas votimit janë zgjedhur qytetet e mëposhtme për të qenë nikoqire të ndeshjeve - tabela mëposhtë:
Qytetet dhe ndeshjet:
Angli - Londër | Gjysmëfinalet dhe Finalja | ||
Azerbejxhan - Baku | Tre ndeshje grupore dhe një çerekfinale | ||
Belgjikë - Bruksel | Tre ndeshje grupore dhe një ndeshje e së tetës së finales | ||
Danimarkë - Kopenhagë | Tre ndeshje grupore dhe një ndeshje e së tetës së finales | ||
Gjermani - Mynhen | Tre ndeshje grupore dhe një çerekfinale | ||
Hungari - Budapesht | Tre ndeshje grupore dhe një ndeshje e së tetës së finales | ||
Itali - Romë | Tre ndeshje grupore dhe një çerekfinale | ||
Holandë - Amsterdam | Tre ndeshje grupore dhe një ndeshje e së tetës së finales | ||
Irlandë - Dablin | Tre ndeshje grupore dhe një ndeshje e së tetës së finales | ||
Rumani - Bukuresht | Tre ndeshje grupore dhe një ndeshje e së tetës së finales | ||
Rusi - Shën Petersburg | Tre ndeshje grupore dhe një çerekfinale | ||
Skoci - Gllasgou | Tre ndeshje grupore dhe një ndeshje e së tetës së finales | ||
Spanjë - Bilbao | Tre ndeshje grupore dhe një ndeshje e së tetës së finales |