ATDHE NUHIU
Vjen për Kosovën, kur pranohet nga FIFA
19 September, 2014 @10:59
Sulmuesi shtatëgjatë i Sheffield ëednesday, Atdhe Nuhiu, 25 vjeç, mund të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës, por në të ardhmen.
Kështu është shprehur sulmuesi 197 centimetra i gjatë i ekipit anglez që garon në Championship për të përditshmen sportive Arena sot.
“Në momentin që Kosova do të pranohet nga FIFA dhe UEFA, atëherë unë do të jem pjesë e përfaqësueses,” ka thënë ai për gazetën sot.
Nuhiu i cili ka veshur fanellën e përfaqësueses së re austriake, U-21, deri më tani ka shënuar dy gola në Championship për ekipin e tij, derisa gjatë tërë stinorit të kaluar ka shënuar 8 herë për ekipin e tij.