U21

Barazim për shpresat
24 March, 2016 @19:51
Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian për grupmoshat U21, ka përfunduar pa gola, 0-0. Borozani.com
Shpresat kuqezi, megjithëse ishin më dominues në lojë, nuk arritën ta tundin portën greke gjatë 90 minutave.
Të përzgjedhurit e Redi Jupit sidomos në pjesën e dytë e kishin më shumë mendjen kah goli, mirëpo ai mungoi megjithë përpjekjeve të shumta nga Manaj, Rashica dhe Çekiçi, të cilët ishin ndër më të dalluarit te kuqezinjtë.
Me këtë rezultat, Shqipëria vazhdon ta ruaj pozitën e dytë pas Portugalisë, por me numër më të madh të ndeshjeve të zhvilluara se kundërshtarët e tjerë.
Ndeshjen e radhës Shqipëria e luan pas katër ditësh, ku do të përballet me Hungarinë.
TABELA AKTUALE
1 | Portugalia U21 | 6 ndeshje | 6 fitore - 0 barazime - 0 humbje | 18 pikë |
2 | Shqipëria U21 | 7 ndeshje | 2 fitore - 3 barazime - 2humbje | 9 pikë |
3 | Izraeli U21 | 5 ndeshje | 2 fitore - 2 barazim - 1 humbje | 8 pikë |
4 | Hungaria U21 | 6 ndeshje | 2 fitore - 2 barazim - 2 humbje | 8 pikë |
5 | Greqia U21 | 5 ndeshje | 2 fitore - 1 barazim - 2 humbje | 7 pikë |
6 | Lihtenshtajni U21 | 7 ndeshje | 0 fitore - 0 barazime - 7 humbje | 0 pikë |