RUMANIA
Rivalët e Shqipërisë shënojnë fitore
23 March, 2016 @21:05
Në miqësoren e zhvilluar ndaj Lituanisë, skuadra rumune ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0.
Kundërshtari i Shqipërisë në grupin A e kaloi pjesën e parë pa shumë raste për shënim, ndërsa goli erdhi në minutën e 65’ nga debutuesi Nicolae Stanciu, i cili u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë dhe i siguroi kombëtares së tij fitoren me golin e shënuar vetëm 20 minuta pas debutimit.
Miqësoren e ardhshme Rumania e zhvillon ditën e dielë ndaj Spanjës, ndërsa siç dihet Rumania bën pjesë në grupin e Shqipërisë në Euro2016, bashkë me Zvicrën e Francën.