PREZENTOHET BERISHA
Synimi: ikja nga zona e rrezikshme dhe Kupa e Kosovës
23 March, 2016 @15:35
Prishtina i ka edhe 12 xhiro mundësi për t’i ikur pjesës së rrezikshme të tabelës së klasifikimit me trajnerin e ri të saj Fadil Berisha.
Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga trajneri i ri i ekipit në prezentimin e tij sot para mediave.
Mirëpo, arritja në gjysmëfinale të Kupës, ka bërë që ekipi të synojë trofeun për të kurorëzuar stinorin e dobët në Superligë.
“Do të vazhdoj punën e mbetur në gjysmë nga ish-shefi im, Sami Sermaxhaj. Duhet të ulim kokën dhe të punojmë shumë për të treguar në fushë cilësitë që i kemi,” ka thënë Fadil Berisha sot, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës.
Fadil Berisha është trajneri i tretë i Prishtinës këtë stinor, pas dorëheqjeve të Ramiz Krasniqit dhe Sami Sermaxhajt.