Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRAG TË MIQËSORES

Kush është rivali i Shqipërisë?!

Foto: oefb.at

Kush është rivali i Shqipërisë?!


Editorial

23 March, 2016 @8:28

Ata janë nga vendi ku sportet dimërore janë të popullarizuara, ndërsa futbolli nuk është edhe aq i popullarizuar.

Por gjenerata që po drejtohet nga zvicerani Marcel Koller, ka bërë që Austria të jetë njëra ndër skuadrat e pakta që ka kaluar kualifikimet për EURO 2016 pa asnjë humbje.

Nëse s’ju kujtohet, Austria ka dalë si e para nga Grupi G kualifikues, duke lënë pas Rusinë e Suedinë.

Ata tash kërkojnë të befasojnë edhe në EURO 2016, ndërsa gjenden në Grupin F me rivalë si Portugalia, Islanda dhe Hungaria.

Përbërja e ekipit

Me yjet e pakontestueshme në ekip si David Alaba i Bayern Munchenit dhe Marko Arnautovic i Stoke Cityt, ata në të vërtetë në përbërje kanë lojtarë punëtorë që s’falin para portës kundërshtare dhe mbrohen me mish e shpirt.

Christian Fuchs, Marc Janko, Sebastian Prodl, Martin Harnik e Zlatko Junuzovic, janë vetëm disa nga emrat austriake. 

Gjatë gjithë fazës kualifikuese nga 10 ndeshje ata kanë pësuar vetëm 5 gola në portën e tyre, ndërsa kanë dhënë 22 gola.

“Kemi treguar gjatë kualifikimeve se jemi ekip i zhvilluar si duhet. Tash, pas një pauze shumë të gjatë nga sukseset historike, ka ardhur koha që të flasim për suksese dhe do të qëndrojmë si rrezik për çdo kundërshtar,” kanë qenë fjalët e Kollerit para miqësores me Shqipërinë, që zhvillohet më 26 dhe Turqisë, që zhvillohet më 29 mars.

Ekipi është pritur nga afro 2 mijë e 500 adhurues gjatë grumbullimit të parë, ndërsa lojtarët kanë qenë në ditë relaksi dhe kjo u shihej nga fytyra.

Pse Shqipëria e Turqia?!

Sepse Shqipëria është ekip i vetëm që e ka mposhtur Portugalinë në kualifikime. E Portugalia është bartës i Grupit FEURO 2016 ku bën pjesë edhe Austria.

E njejta politikë, edhe ndaj turqve, që është njëri ndër dy ekipet që kanë arritur ta mposhtin Islandën në kualifikime. E Islanda, është rival i Austrisë në Grupin F.

Kjo është hera e parë që Austria është kualifikuar me lojë në një Kampionat Europian, EURO 2016. Ata vetëm edhe njëherë kanë qenë pjesë e europianit, në EURO 2008, kur kanë qenë bashkorganizator me Zvicrën.


ARSENAL

Özil demanton mediat

Premier League

Özil demanton mediat

22/03/16 @ 17:35

TOUR2016

United shpalos planet verore

Premier League

United shpalos planet verore

22/03/16 @ 17:18

SOKOL CIKALLESHI

Në EURO 2016 shkojmë për surpriza

Shqipëria

Në EURO 2016 shkojmë për surpriza

22/03/16 @ 16:17

MËRGIM MAVRAJ

Konkurrenca, pjesë e suksesit

Shqipëria

Konkurrenca, pjesë e suksesit

22/03/16 @ 15:58

VJEN DËNIMI NGA UEFA

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

19/07/23 @ 16:26

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

Kualifikimet për Evropian/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

10/07/23 @ 15:06

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

29/06/23 @ 12:01

TRANSMETIMI

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

27/06/23 @ 16:22

INDIAN SUPER LEAGUE

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/International/Transfere

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

25/06/23 @ 10:41

GOLI MË I BUKUR

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

23/06/23 @ 16:11

PAS NDESHJES

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

20/06/23 @ 23:36

FITORE PËR VEND TË DYTË

Shqipëria feston me lojë të bukur

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria feston me lojë të bukur

20/06/23 @ 22:49

GOLI I XHIROS NGA UEFA

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

19/06/23 @ 20:20

FLET SYLVINHO

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

17/06/23 @ 23:51


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria