MËRGIM MAVRAJ
Konkurrenca, pjesë e suksesit
22 March, 2016 @15:58
Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, sot ka folur para mediave në konferencën e organizuar në ambientet e hotelit Tropikal në Durrës, ku po qëndron edhe ekipi kombëtar këto ditë.
Mavraj tha se ekipi duhet të luajë siç e ka filozofinë e vetë dhe nuk duhet të ndikohet nga kundërshtari, derisa u ndal edhe për konkurrencën e krijuar në ekip.
“Ne duhet të luajmë ashtu siç kemi filozofinë tonë dhe jo të shohim Austrinë, Zvicrën apo më pas Francën. Duhet të tregojmë vlerat tona dhe të përmirësohemi. Me shokët e ekipit kombëtar jemi në kontakt më shpesh sesa më drejtuesit e stafit. Konkurrenca është pjesë e suksesit nëse si profesionist vendos të luash me kombetaren,” tha Mavraj.
Mërgimi ka gati një vit që nuk e ka veshur fanellën e Shqipërisë, pasi një kohë të gjatë kishte vuajtur nga lëndimi që e kishte pësuar.