PROFESIONI I RI

Vata fillon punën si trajner
21 March, 2016 @17:31
Mesfushori i kombëtares shqiptare gjatë viteve 1996-2002, Fatmir Vata, i është rikthyer pasionit të tij, futbollit. Borozani.com
44 vjeçari ka marrë drejtimin e skuadrës nga kategoria e pestë gjermane, FC Gutersloh, duke u bërë për herë të parë kryetrajner i një skuadre.
Ai te skuadra e Gutersloh do ta zëvendësojë trajnerin e dorëhequr, Heiko Bonan.
Fatmir Vata kulmin e karrierës së tij e kishte arritur sa luante në Bundesligë me skuadrën Arminia Bielefeld, ndërsa te kombëtarja shqiptare ka pasur gjithsej 17 paraqitje.
