DUELI I FUNDIT I XHIROS
Kurtishaj ia mohon kreun Gjilanit
21 March, 2016 @15:26
Golashënuesi aktualisht më i mirë i Superligës së Kosovës në futboll, Blerand Kurtishaj, ka treguar edhe njëherë mprehtësinë e tij para portave kundërshtare duke shënuar golin vendimtar në përballjen ndërjmet Gjilanit dhe Trepçës’89 sot.
Kurtishaj ka shënuar gol në minutën e 22-të të takimit për t’i dhënë fitoren e madhe ekipit mitrovicas, ndërsa ka lënë Gjilanin pa kreun e klasifikimit.
Gjilani po ta fitonte këtë ndeshje do të dilte në krye të klasifikimit.
Kjo është fitorja e dytë me radhë e Trepçës’89 pas humbjes nga Liria dy xhiro më parë, ndërsa ekipi i Gjilanit është mposhtur për herë të parë në pranverën e Superligës.
Në xhiron e fundit për ciklin e dytë të ndeshjeve të Superligës Trepça’89 pret kampionin në Mitrovicë, Ferronikelin, ndërsa Gjilani udhëton drejt Prishtinës, ku Bylbyl Sokoli do të takohet me ish skuadrën e tij, që aktualisht është në krizë të rezultateve.