NGA FEDERATA
Shorti i Kupës për femra
Teksti: FFK
21 March, 2016 @13:38
Sot më 21 mars në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë u mbajt një takim me përfaqësues të klubeve të femrave para fillimit të garave të kupës së Kosovës dhe fillimit të stinorit pranveror të Kampionatit të Kosovës. Duke i përshëndetur të pranishmit anëtarja e KE dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave të FFK-së Vjollcë Krasniqi u tha atyre se FFK-ja është para pranimit në UEFA dhe FIFA, ndaj ka një monitorim lë shtuar ndaj FFK-së dhe sigurisht edhe klubeve.
Kështu që nevojitet një angazhim më i madhe dhe vëmendje e shtuar e të gjithëve. Jam e vetëdijshme që keni vështirësi, por nëse i bashkërendisim dhe i ndajmë detyrat do të arrijmë synimet.
Në këtë takim shfaqen brengat e tyre edhe përfaqësueset e klubeve. Hajrullah Haxhiu nga klubi “Mitrovica”, theksoi nevojën që KE i FFK-së të angazhohet edhe më shumë, përkundër që ka bërë shumë në funksionimin e klubeve, në këtë fazë që klubet të konsolidohen dhe të forcohen edhe më shumë. Edhe bashkëbiseduesit tjerë si Qerim Shaqiri, Driton Rrahmani, Haki Bllacaku dhe Rrahman Gegaj kërkuan në përkrahje më të madhe dhe zbatim të plotë të akteve normative të FFK-së. Si dhe për korrektësi gjatë garave dhe angazhim maksimal.
Po sot u hodh shorti për rrethin e parë të kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.
Në rrethin e parë do të takohen:
Vizioni – Intelektualet
13 Qershori – Mitrovica
Dukagjini – Hajvalia
Kosova(P) – Llapi
Ulpiana pushon
Ndeshjet do të zhvillohen më 29 mars.