TOP SCORERS
Kurtishaj arrin dhjetëshen
21 March, 2016 @15:39
Me golin e tij të shënuar sot në fitoren e ekipit të tij Trepça’89 ndaj Gjilanit si mysafir, Blerand Kurtishaj është bërë futbollisti i parë në Superligë që ka arritur kuotën e dhjetë golave të shënuara këtë stinor.
Kurtishaj me golin e tij personal të dhjetë këtë stinor, ka sjellë fitoren e madhe të ekipit të tij ndaj Gjilanit.
Pas Kurtishajt në listën e golashënuesve janë renditur Xhevdet Shabani (Drita), Kastriot Rexha (Besa) dhe Florim Bërbatovci (Liria) me nga 8 gola të shënuara.