PRISHTINA
Prishtina mbetet pa trajner, dorëheqje nga Sermaxhaj
21 March, 2016 @18:20
Sami Sermaxhaj nuk dot të jetë më trajner i Prishtinës.
Trajneri 44 vjeçar ka arritur të qëndojë vetëm 11 ndeshje në krye të skuadrës bardhekaltër, ndërsa rezultatet e dobëta e kanë detyruar atë që të jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit.
“Presioni ka qenë i madh dhe ekipi nuk e ka përballuar atë pas gjendjes në të cilën ndodhet. Më ka përcjell fat i keq, nga 11 ndeshje, prej tyre 7 kemi zhvilluar si mysafire dhe vetëm 4 ndeshje si vendase. Ekipit i duhet energji i e re dhe klubi është mbi të gjitha dhe për këtë e kam parë të arsyeshme të jap dorëheqje. Klubi më ka qëndruar afër gjatë gjithë kohës çka edhe u jam mirënjohës. Shpresojë shumë në këndelljen e skuadrës së zemrës duke i dëshiruar shumë fat,” ka thënë me rastin e dorëheqjes, Sermaxhaj, shkruan faqja zyrtare në Facebook e Prishtinës.
Sermaxhaj ishte emërtuar trajner i Prishtinës gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, duke e zëvendësuar Ramiz Krasniqin, i cili poashtu kishte dhënë dorëheqje për shkak të rezultateve të dobëta.