XHERDAN SHAQIRI
Shpreson tek Leicesteri
21 March, 2016 @17:56
Suksesi i Leicester Cityt, ka krijuar simpati edhe te futbollisti shqiptar i skuadrës së Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri në një intervistë derisa gjendet në grumbullim me përfaqësuesen e Zvicrës, ka folur edhe për liderin aktual në Premier League, Leicester City.
“Shpresoj që Leicesteri ta mbajë këtë ecuri deri në fund. Do të ishte diçka e mrekullueshme,” tha ndër tjerash Shaqiri.
Leicester City këtë stinor i ka befasuar të gjithë me paraqitjet që i ka treguar dhe aktualisht është kandidati kryesor për titull, pasi që kryeson në tabelë me 66 pikë, 5 më shumë se ndjekësi më i afërt, Tottenhami, derisa kanë mbetur vetëm edhe 7 javë deri në fund të kampionatit.