I TRETI
Berisha, trajner i Prishtinës
22 March, 2016 @15:19
Fadil Berisha do të jetë trajner i tretë këtë stinor te skuadra e Prishtinës. Pas dorëheqjeve të Ramiz Krasniqit dhe Sami Sermaxhajt, Berisha është emëruar trajner i ri i skuadrës bardhekaltër.
Ai deri dje ka qenë ndihmës-trajner i parë i Prishtinës dhe ka punuar si ndihmës i Sermaxhajt. Njoftimin e ka dhënë pak më parë faqja zyrtare e skuadrës.