LARGOHET AFRIKANI
Traore largohet nga Vushtrria
22 March, 2016 @15:09
Futbollisti afrikan i Vushtrrisë Aliou Traore është larguar nga ekipi bardhekaltër, për t’iu kthyer vendlindjes së tij.
Traore ka qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar të skuadrës për kohën sa luajti për ekipin e Rizvan Jetullahut në Superligë.
Ai ka pasur 15 paraqitje me ekipin dhe të gjitha si startues. Ndërsa ekipi ka falenderuar lojtarin për kontributin e dhënë.
Vushtrria nuk i ka punët mirë këtë stinor në Superligë dhe po lufton për mbijetesë.