TOUR2016
United shpalos planet verore
22 March, 2016 @17:18
Në një lajm të publikuar sot nga faqja zyrtare, bëhet e ditur se vendi ku Manchester United do t’i zhvillojë përgatitjet parasezonale është Kina. 20 herë kampioni anglez do të udhëtojë për në shtetin e Kinës, vendi me numrin më të madh të fansave të Manchester United në botë me mbi 107 milionë fansa.
Raportohet që United do të qëndrojë në Azi për 8 ditë dhe atje do t’i luajë vetëm 2 ndeshje, datat dhe kundërshtarët e të cilave do të caktohen në ditët në vijim.
Vitin e kaluar, turneu parasezonal i United u mbajt në Amerikë, ndërsa për herë të fundit në Kinë United ishte në verën e vitit 2013. Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit turneu do të sponzorohet nga AON.