NGRITJA E PABESUESHME
Luftëtari Drinkwater
24 March, 2016 @11:15
Mesfushori i Leicester Cityt, Danny Drinkwater, është duke i përjetuar ditët më të mira të karrierës së tij si futbollist, ndërsa ka thënë se nëse ekipi i tij e fiton titullin e kampionit të Anglisë, viti 2016 do të jetë njëri ndër vitet më të lumtura të jetës së tij.
Ai së fundi ka marrë ftesë edhe nga selektori anglez Roy Hodgson dhe do të ketë mundësi paraqitjeje në miqësoret e ditëve të ardhshme për të regjistruar debutimin e tij me 26 vjet me këtë përfaqësuese.
“Ka qenë shumë emocional momenti kur e kuptova se morra ftesë për të luajtur për vendin tim,” ka thënë ai shkruan BBC Sport.
I rritur në shkollën e Manchester Unitedit ai nuk u pa si mundësi për të kaluar në ekip të parë dhe për ri-ngritje në karrierë atij iu desh luftë e madhe.
(Foto: Drinkwater (lart, në mes) afër Welbeckut, me ekipin e Manchester Unitedit në finalen e Kupës së të rinjëve të Anglisë.)
Huddersfield, Cardiff, Watford dhe Barnsley, para se ti bashkohet Leicesterit në vitin 2012.
“Kam qenë në lloj-lloj huazimi si lojtar,” ka shtuar 26 vjeçari.
Drinkwater tash është njëri ndër lojtarët më të mirë të Leicester Cityt që po shkon drejt titullit kampion. Ai ka qenë pjesë e ekipit në 29 ndeshje nga 31 të zhvilluara në total deri më tani. Ka shënuar një gol, ka bërë 4 asistime, ndërsa është në vendin e parë të listës për ndërhyrje të sakta ndaj rivalit në Premier Ligë.
(Foto: Harry Kane, Jamie Vardy dhe Danny Drinkwater - Leicester City 2013)
“Kjo është ëndërr e çdo futbollisti fëmijë. Pyetni të rinjtë nëse do të donin të luanin për përfaqësuesen e vendit të tyre dhe do të shihni përgjigjet,” ka thënë Drinkwater.
Anglia më 26 mars luan miqësore ndaj Gjermanisë, më 29 mars ndaj Holandës, ndërsa më 22 maj ndaj Turqisë.