Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA RANKING - NËNTOR 2023

Barazimet e nëntorit, rrëzojnë Shqipërinë për tre pozita

Barazimet e nëntorit, rrëzojnë Shqipërinë për tre pozita


30 November, 2023 @13:16

Shqipëria ka parë veten tre vende më poshtë në renditjen mujore të FIFAs që doli sot për muajin nëntor, në krahasim me aty ku ishte në tetor të këtij viti.

Kuqezinjtë që ishin në pozitën 59 në tetor pas rezultateve të mira, kanë arritur në pozitën 62 me dy barazimet e fundit të regjistruara në kualifikime për evropian, ku barazoi 1-1 me Moldavinë dhe 0-0 me Ishujt Faroe.

Shqipëria ka siguruar kualifikimin në EURO 2024 duke fituar Grupin E kualifikues, ndërsa ky do të jetë evropiani i dytë ku Shqipëria merr pjesë.

Albania


 
Të gjitha lajmet nga