Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU 1-1 RILINDJA 1974

Barazimi i tretë radhazi për Istogun!

Barazimi i tretë radhazi për Istogun!


14 September, 2022 @14:09

Përsëri barazim për Istogun, kësaj radhe përsëri në Demush Mavraj, derisa ekipi i trajnerit Fisnik Gashi u desht të ndjek rezultatin që nga minuta e gjashtë e ndeshjes për të kërkuar fitoren krejt në fund.

Ka qenë sulmuesi i njohur Granit Arifaj që shënoi në minutën e 70 të ndeshjes, ashtu që Istogu të sigurojë pikën e tretë në tri ndeshjet e fundit, ndërsa dueli me ekipin të rajonit të njëjtë, Rilindja 1974, përfundoi me barazim: Istogu 1-1 Rilindja 1974 [Granit Arifaj 70 - n.n. 6].

TABELA AKTUALE

Njëjtë, si Istogu ashtu edhe Rilindja 1974 kanë nga tri barazime në 5 xhirot e para të stinorit, ndërsa kanë edhe pikë të njëjta para ndeshjeve të radhës, ku Istogu i shkon Trepçës, ndërsa Rilindja 1974 udhëton te Drenasi.


 
Të gjitha lajmet nga