Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI 0-0 ARBERIA

Barazimi në derbi, shpresë për Vushtrrinë

Pamje nga ndeshja e sotme/ Foto: F. Halili/ KFFerizaji/fb

Barazimi në derbi, shpresë për Vushtrrinë


26 November, 2021 @15:05

Ka përfunduar me barazim pa gola dueli derbi i Ligës së Parë Grupi B në mes të Ferizajit dhe Arbërisë sot, ndërsa kjo do t’i jep një mundësi të artë Vushtrrisë që me fitore në duelin e saj të merr lidershipin e ligës.

Dueli mes Ferizajit dhe Arbërisë ka qenë i barabartë, edhe pse vendasit kanë pasur më shumë raste, por pa konkretizim për përfundimtaren 0-0.

TABELA AKTUALE

Për Ferizajin e Arbnor Morinës ky ka qenë barazimi i katërt i stinorit, ndërsa për Arbërinë që drejtohet nga Megzon Visoka ka qenë barazimi i pestë i stinorit.

Vushtrria në anën tjetër që drejtohet nga Samuel Nikaj do të kërkojë fitore ndaj Ramiz Sadikut për të marrë lidershipin nga Ferizaji.

Përndryshe, kjo ka qenë ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor për të dyja skuadrat, të cilat mëtojnë dy vendet e para të kësaj lige.

Kujtojmë, vendi i parë në Ligën e Parë Grupi B siguron Superligën për sezonin tjetër, ndërsa vendi i dytë siguron PlayOffin (barazhin).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë