BARCA 0-0 ATLETICO

Barcelona-Atletico, për Realin
8 May, 2021 @18:54
Pa fitues në ndeshjen ndoshta vendimtare për titull kampioni në Spanjë sa i përket dueleve të pjesës së epërme të renditjes.
Përkundër insistimit të Lionel Messit, Barcelona nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit dhe Atletico Madrid ka dalë pa pranuar gol nga Camp Nou 0-0 për të ruajtur përkohësisht kreun, kur kanë mbetur edhe 3 xhiro deri në fund të stinorit.
Pjesa e parë i takoi Atletico Madridit, i cili me Llorenten dhe Carrascon iu afrua golit por Ter Stegeni u tregua i vëmendshëm duke mbajtur të paprekur portën e tij, ndërsa në anën tjetër portieri Jan Oblak tregoi reflekset e tij duke i mohuar Messit një gol të sigurtë.
Në pjesën e dytë Barcelona e kërkoi më shumë golin, me Moriban dhe Dembelen të cilët në tentimet e tyre me kokë nuk gjetën portën, si dhe me Messin i cili iu afrua golit dy herë nga goditja e dënimit. Barcelona shënoi një herë me Aurajon, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Real Madridit më së shumti i ka konvenuar ky rezultat, pasi që ata me një fitore potenciale nesër ndaj Sevillës do të mund të dalin në krye të renditjes tabelare.
TABELA AKTUALE:
1. Atletico 77p.
2. Barcelona 75p.
3. Real Madrid 74p. (-1)
4. Sevilla 70p. (-1)