NGRISIN DALLIMIN NË KRYE

Barcelona ‘klinike’ ndaj Elches
2 April, 2023 @1:43
Pesëmbëdhjetë pikë është bërë dallimi i Barcelonës lidere ndaj ndjekësit të parë Real Madrid në renditjen e La Ligas, derisa katalonasit janë treguar klinik ndaj Elches së fundit në renditje, për të fituar ndeshjen 0-4 [Lewa 20, 66, Fati 56, Ferran 70].
Blaugranat i janë afruar edhe një hap titullit të parë të kampionit që prej vitit 2019 ndërsa polaku Robert Lewandowski hapi perden e golave të natës, për të vazhduar pastaj edhe në pjesë të dytë për fitoren me “poker”. Ansu Fati ndërkaq ka shënuar golin e parë në La Liga që prej tetorit kur u lëndua, duke marrë një top nga mesi i vetë i fushës për ta çuar deri në shënim.
Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes