VLLAZNIA - VUSHTRRIA

Bashkim Shala vendimtar, Vushtrria vazhdon ndjekjen e kreut
27 February, 2022 @15:15
Në ndeshjen e luajtur sot mes Vllaznisë dhe Vushtrrisë në Grupin B të Ligës së Parë, fituese doli skuadra mysafire.
Pas pjesës së parë që u mbyll me rezultat të bardhë, Vushtrria fitoren e arriti në pjesën e dytë.
Në minutën e 51’ të ndeshjes, për 0-1 realizoi Bashkim Shala, e me këtë gol Vushtrria u kthye në shtëpi me gjah të plotë.
Përkundër fitores sot, Vushtrria edhe më tutje mbetet në vendin e dytë të Grupit B, pasi që edhe Ferizaji e fitoi ndeshjen e vet sot.
Xhiron që vjen Vllaznia i shkon 2 Korrikut në kryeqytet, kurse Vushtrria luan si mysafire e Arbërisë.