NEROAZZURRI

Foto: Inter FC
Afër vazhdimit të kontratës
15 March, 2021 @14:51
Mbrojtësi i talentuar i Inter, Alessandro Bastoni, është rrugës për të vazhduar kontratën e tij, shkruan Calcio Mercato.
Italiani 21-vjeçar, ishte lidhur me një largim nga San Siro, me marrëveshjen e tij aktuale që do të skadojë në 2023.
Interi po planifikon ta përfundojë marrëveshjen me Bastonin, me kushte të reja, sa më shpejt që të kalojë pasiguria financiare e shkaktuar nga kriza e koronavirusit.