ULPIANA 1-0 DARDANA

Foto: KFUlpiana/fb
Trimor Selimi vendos, Ulpiana ngrit distancën
15 March, 2021 @15:27
Sot ka ardhur edhe fitorja e dytë për ekipin e Ulpianës, ndërsa skuadra nga Lipjani ka thelluar epërsinë në krye të Ligës së Parë B ndaj ndjekësve me fitoren e shënuar ndaj Dardanës 1-0 [Trimos Selimi].
Sulmuesi i skuadrës Trimor Selimi është treguar vendimtar për skuadrën, pasi që me golin e tij Ulpiana ka shënuar fitore dhe tashmë pas fitores së rëndësishme ndaj Flamurtarit ka vazhduar me të radhës, duke e ngritur numrin e fitoreve në 9.
Me fitore, Ulpiana tash ka 34 pikë, 3 më shumë sesa ndjekësi i parë Vitia, ndërsa 4 më shumë sesa Flamurtari - që duken të jenë konkurrentët kryesorë të lipjanasve në luftë për Superligë.
Në anën tjetër Dardana ka 23 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës, me 5 pikë më shumë sesa KEK-u, që renditet i fundit.