EURO U21

Mërgim Berisha ftohet nga Gjermania për EURO U21
15 March, 2021 @16:00
Sulmuesi në formë i Red Bull Salzburgut, Mërgim Berisha, është ftuar në përfaqësuesen e Gjermanisë U21 për kampionatin evropian.
Berisha do të jetë një prej armëve kryesore në sulmin e ekipit gjerman në EURO 2021 për grupmoshat nën 21 vjeç, i cili do të fillojë nga data 24 mars.
Gjermania garon në grupin A, së bashku me nikoqirin, Hungarinë, si dhe Rumaninë dhe Holandën.
Berisha deri më tani ka 7 paraqitje dhe një gol me Gjermaninë U21, ndërsa me Salzburgun ka 16 gola në 30 paraqitje nga të gjitha garat për sivjet.
Më parë, listën për EURO U21 e kishte publikuar edhe Zvicra, e cila kishte ftuar katër futbollistë kosovarë.
Portierët: Markus Shubert, Finn Dahmen, Lennart Grill
Mbrojtësit: Josha Vagnoman, David Raum, Nico Schlotterbeck, Amos Pieper, Stephan Ambrosius, Ismail Jakobs, Malick Thiaw, Maxim Leitsch, Ridle Baku
Mesfushorët/Sulmuesit: Niklas Dorsch, Youssoufa Moukoko, Anre Maier, Jonathan Burkardt, Lukas Nmecha, Mërgim Berisha, Salih Ozcan, Anton Stach, Florian Kruger, Vitaly Janelt, Mateo Klimowicz