TAHIR BATATINA
Batatina: I kursyem lojtarët, vëmendjen e kemi te Kupa
4 April, 2021 @18:04
Skuadra e Llapit sot pësoi humbje me rezultat të thellë 4-0 ndaj Feronikelit në Drenas.
Këtë humbje, trajneri i llapjanve, Tahir Batatina, e arsyetoi duke thënë se vëmendja e ekipit është në ndeshjen e Kupës që luhet të mërkurën përballë Prishtinës, prandaj edhe shumica e lojtarëve u kursyen për këtë ndeshje.
“Në pjesën e parë nëse shohim, ishte një Llap që ka dominuar gjatë gjithë kohës. E pamë që në pjesën e parë i patëm dy raste të qindpërqindta që do të mund të shënonim dy gola dhe të jemi shumë më të qetë, edhe pse për shkak të kushteve që ishin në terren kemi udhëtuar me këtë ekip. Është shumë e qartë që vëmendja është te ndeshja për Kupë të mërkurën, por edhe me këta djelmosha në pjesën e dytë u desht të bëj ndryshime, në mënyrë që t’i kam të gatshëm për të mërkurën, për arsye se në këto kushte me terren të vështirë mund të ketë edhe lëndime”, tha Batatina.