Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI I GARAVE

Batatina përsëri në disiplinore

Batatina përsëri në disiplinore


1 October, 2021 @23:39

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është futur përsëri në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave të Superligës.

Trajnerit në fjalë i është inicuar procedura për shkak të komenteve të dhëna pas përfundimit të ndeshjes ndaj Gjilanit, duke akuzuar referin e ndeshjes dhe ata të VAR-it.

“Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcim për media, akuzon referin e ndeshjes dhe ata të VAR-it për humbjen e ndeshjes ndaj Gjilanit. Sipas xhirimeve televizive,” ka shkruar njoftimi i FFK-së.

Kujtojmë, Llapi është skuadra e vetme pa fitore në Superligë edhe pas shtatë xhirove të zhvilluara, ndërsa është renditur në vend të fundit të tabelës, duke kapur vetëm tri pikë nga tre barazime të arritura deri tash.

Në xhiron e radhës, që luhet këtë fundjavë, llapjanët e drejtuar nga Batatina do të ndeshen me të rikthyerit në Superligë, Dukagjinin, që ka arritur fitoren e parë të stinorit në xhiron që posa mbaroi, duke e mposhtur Dritën me përmbysje.


 
Të gjitha lajmet nga