Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAHIR BATATINA

Batatina: Pësuam pas përfundimit të pjesës së parë

Batatina: Pësuam pas përfundimit të pjesës së parë


10 March, 2021 @17:28

Ndeshja e sotme mes Llapit dhe Drenicës përfundoi me hiç më pak se 6 gola, ndërsa në fund skuadrat u ndanë me nga një pikë pranë rezultatit 3-3.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas ndeshjes u ndalë për të komentuar sidomos golin e parë të Drenicës që u shënua nga Eglentin Gjoni, e që sipas tij u shënua pasi kishte përfunduar koha shtesë e pjesës së parë.

RAPORTI I NDESHJES

“Mendoj që në pjesën e parë filluam mirë lojën. Kemi përgatitur ndeshjen mirë. Realizuam golat ashtu siç kishim planifikuar. Pastaj pranuam golin, pasi kishte përfunduar pjesa e parë. Nëse e shikojmë me sekonda, ndeshja kishte përfunduar, por loja ende vazhdonte dhe ne pranuam golin. Mendoj që kur përfundon ndeshja dhe minutat shtesë të pjesës së parë kalojnë, duhet të mbyllet ndeshja. Por sido që të jetë, në pjesën e dytë përsëri pranuam herët dy gola prej dy gabimeve tona defansive,” tha Batatina pas ndeshjes për Artmotion.

Ai më tej përmendi edhe mungesën e portierit Marijan Coric, që sipas tij ishte një ndër pikat kyqe në këtë humbje.

“Pika kyqe sot ishte portieri Marijan Coric, të cilin e kishim të penalizuar. Ai është portier i parë dhe na mungoi në këtë ndeshje, ndërsa portieri i sotëm Nava, bëri një gabim fatal që përfundoi me gol dhe më pas edhe gabimi i qendërmbrojtësit Haliti përfundoi me gol, duke na vënë kështu në vështirësi. Më pas u desh që të rrezikojmë duke luajtur me dy qendërsulmues, dy sulmues krahu dhe me pesë lojtarë në ofansiv, për ta kthyer rezultatin ose të humbim më thellë. Djemtë dhanë maksimumin, Engjëll Hoti dha një supergol, ashtu më pas edhe Ahmed Januzi që shënoi në fund,” përfundoi Batatina.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga