Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAHIR BATATINA

Batatina: Rrezikun e mbaj mbi supet e mia, Kupa mbetet prioritet

Batatina: Rrezikun e mbaj mbi supet e mia, Kupa mbetet prioritet


6 May, 2021 @17:49

Skuadra e Llapit ka bësuar humbje sot përballë Drenicës me rezultat 4-2 dhe i është afruar zonës së rrezikshme për rënie në një rang më të ulët.

RAPORTI I NDESHJES

Llapjanët duke e ditur këtë rrezik, u paraqitën përsëri me lojtarë të rinj, pasi trajneri Tahir Batatina vendosi t’i kursejë lojtarët kryesorë për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.

Lidhur me këtë, Batatina tha se e mbanë rrezikun mbi supet e veta dhe synon që në fund skuadra e tij ta fitojë Kupën dhe të mbetet në Superligë.

“Sot janë ndalë shumë zëra që mendojnë se Llapi me disa skuadra po luan me ekipin e dytë, e me disa të tjerë me ekipin e parë.
E kam thënë edhe publikisht që Llapi prioritet e ka Kupën dhe lojtarët kryesorë i ruan për Kupë. Edhe sot ndaj një rivali direkt për mbijetesë, që është Drenica, prapë po paraqitem me ekipin e dytë dhe e ruajta skuadrën për ndeshjen vendimtare të vitit në Kupë. E di që është rrezik, por rrezikun do ta mbajë mbi supet e mia. Sot djemtë bënë maksimumin edhe pse ishin të rinj. Më gëzon debutimi i Diar Vokrrit 16-vjeçar që debutoi. Kushëri i Fadil Vokrrit dhe shpresoj të shkojë hapave të tij. Pastaj janë edhe Klinaku dhe Krasniqi të cilët janë lojtarë kualitativë dhe do t’i japim hapësirë këtyre lojtarëve”
, tha ndër tjerash Batatina për Art Sport.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga