Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E TURQISË - E FENERBAHÇES

Batshuayi i sjell Fenerbahçes Kupën e Turqisë pas një dekade

Foto: NTVSpor/ fb

Batshuayi i sjell Fenerbahçes Kupën e Turqisë pas një dekade


11 June, 2023 @23:06

Fenerbahçe ka fituar Kupën e Turqisë sonte, duke e mposhtur në finale ekipin e Istanbul Basaksehirit me rezultat 2-0. Të dyja golat për Fenerbahçen i shënoi belgu Mitchy Batshuayi i cili me të nisur ndeshja tundi rrjetën e kundërshtarit, ndërsa në minutën e 29 të duelit vendosi ndeshjen që u dominua nga kanarinat e Stambollit.

Me këtë triumf, të dirigjuar nga talenti i ri turk Arda Guler në mesfushë, trajneri portugez i ekipit Jorge Jesus ka fituar trofeun e parë në stinorin e parë të tij me ekipin e Fenerbahçes, ndërsa kundërshtari i drejtuar nga ish-lojtari i Fenerbahçes, Galatasarayit dhe Interit, Emre Belozoglu nuk arriti t’i bëj ballë Fenerit.

Me sonte, Fenerbahçe ka fituar për të shtatën herë Kupën e Turqisë dhe të parën pas një dekade.◼️


 
Të gjitha lajmet nga International