BUNDESLIGA

FOTO: Jerome Boateng
Bayern pa Boateng në finale
10 February, 2021 @18:15
Bayern Munchen do të luaj në finalen e kupës së botës për klube kundër ekipit meksikan Tigres UANL, por Hansi Flick nuk do të mund të llogarisë në qendër mbrojtësin Jerome Boateng
Gjermani kishte rezultuar negativ me COVID-19 dhe nuk kishte ndonjë lëndim, por sipas Goal, Hansi Flick ka thënë se ai i ka kërkuar ta lirojë për arsye personale.
Fituesi i kupës së botës me Gjermaninë ishte startues në ndeshjen gjysmë-finale ndaj Al Ahly, të cilën Bayerni e fitoi 2-0 me golat e polakut Lewandowski.