Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Bayerni drejt titullit, siguron Ligën e Kampionëve

FOTO / Bayern Munchen

Bayerni drejt titullit, siguron Ligën e Kampionëve


13 June, 2020 @21:21

4 minuta para përfundimit të ndeshjes ndaj Borussia Monchengladbachut, erdhi fitorja e Bayern Munichut.

Bayerni e mposhti kundërshtarin me rezultat 2-1.

Joshua Zirkzee ishte i pari që shënoi në minutën e 26’ te Bayerni, derisa në minutën e 37’ Benjamin Pavardi shënoi autogol për Bayernin.

E goli i fitores erdhi në minutën e 86’ nga Leo Goretzka. Pavardi e përmirsoi gabimin duke asistuar për golin e fitores.

Me këtë fitore, Bayerni e siguroi Ligën e Kampionëve, derisa në xhiron tjetër në rast të se fiton do të shpallet kampion për të tetën herë rresht dhe 29 herë në total.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga